Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Lëvizje "alla Lewandowski", sulmuesi i Kosovës shtyn për transferimin te gjigantët e Bundesligas

Shkruar nga NEWSPORT
Lëvizje "alla Lewandowski", sulmuesi i Kosovës shtyn
Fisnik Asllani

Fisnik Asllani po planifikon të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke e menduar seriozisht largimin nga klubi i tij aktual, Hoffenheim.

Siç njofton media gjermane, “Bild”, sulmuesi shqiptar është një “pistë” konkrete për Borussia Dortmund, të cilët në anën tjetër po përgatiten për largimin e një prej dy sulmuesvem Serhou Guirassy ose Karim Adeyemi.

Palët kanë mbajtur kontakte së fundmi, për t’u njohur me mundësinë e realizimit të këtij operacioni. Megjithatë, që kjo tratativë të funksionojë, duhet medoemos një “spastrim” për t’i bërë vend dardanit.

Vetë Asllani është shprehur i hapur ndaj këtij kalimi dhe në ditët në vazhdim mund të ketë një “tym të bardhë”. Po ashtu, sipas kësaj medie, edhe Leipzig ka kryer disa “telefonata” për të kuptuar shanset e nënshkrimit me 23-vjeçarit. Vlera e Fisnik Asllanit momentalisht, sipas Transfermarkt, shkon në 35 milionë euro.

Poll

Lexo gjithashtu