Loris Karius do të vazhdojë që të jetë pjesë e Schalke 04. Portieri 32-vjeçar dhe klubi që siguroi rikthimin në Bundesligë, kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit.
Kështu, Karius ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. “Gardiani” gjerman ishte një nga protagonistët absolutë të ekipit “bardheblu” për suksesin e rikthimit në elitën e futbollit të Gjermanisë.
Kujtojmë që 32-vjeçari ka një karrierë mjaft interesante, të nisur me fanellën e SG Mettenberg. Më vonë ka luajtur për ekipe si Ulm, Sttugart, Manchester City, Mainz, Besiktas, Liverpool, Union Berlin dhe Newcastle.
Karius pati një moment të vështirë në vitet e fundit të Liverpool, për shkak të gabimeve në finalen e UEFA Champions League të vitit 2018, kur u mposhtën 3-1 nga Real Madrid. Dy gola u pësuan pikërisht për gafat e gjermanit.
View this post on Instagram
