Bayern Munich ka siguruar një përforcim të rëndësishëm për të ardhmen. Siç raportohet nga burimet pranë tregut të transferimeve, mbrojtësi i majtë gjerman, Nathaniel Brown, pritet të bëhet zyrtarisht lojtar i bavarezëve pas përfundimit të aventurës në Botëror.
Marrëveshja për kalimin e futbollistit në "Allianz Arena" është finalizuar për shifrën e 55 milionë eurove.
Ky transferim vjen pas një debutimi ëndrrash për Brown në Kupën së Botës. Lojtari la gjurmë në ndeshjen e tij të parë, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist, performancë kjo që bindi drejtuesit e Bayernit të përshpejtonin operacionin për shërbimet e tij.
Ky transferim konfirmon formën e shkëlqyer të mbrojtësit gjerman, i cili tashmë po konsiderohet si një nga emrat më premtues për krahun e majtë në futbollin europian.
View this post on Instagram
