Leon Goretzka është një nga lojtarët më të kërkuar këtë merkato verore. Ai shihet ende si një nga emrat më intrigues, pasi kontrata me Bayern Munich i përfundon këtë qershor dhe s’do të ketë rinovim.
Deri para se Serie A të përfundonte, 31-vjeçar gjerman ishte shumë pranë Milanit. Por dështimi i këtyre të fundit për të siguruar një vend në UEFA Champions League, solli dhe ndryshimin e situatës.
Tashmë, Juventus mbetet në “pole position” sa i takon Italisë. Kjo për shkak të kushteve financiare më të mira që “Zonja e Vjetër” ka, në krahasim me rivalët kuqezinj të Milanos.
Topi tashmë është në krahun e vetë futbollistit. Do të jetë Leon Goretzka ai që do të vendosë për të ardhmen, teksa vlen të theksohet se interesim serioz ka edhe nga Premier League angleze.
