Bayer Leverkusen ka njoftuar emërimin e Carlos Martinez Novell, trajnerin e ri që do të udhëheq skuadrën për sezonin e ardhshëm 2026/27.
Spanjolli ka firmosur kontratën e vlefshme deri në verën e vitit 2028 dhe pritet të marrë detyrën më 1 korrik. Novell do të pasojë në këtë detyrë, Kasper Hjulmand i cili u shkarkua pak orë më parë nga ky pozicion për shkak të rezultateve të dobëta.
42-vjeçari më parë ka drejtuar nga stoli skuadrën e Toulouse në Francë, teksa fillesat e karrierës si trajner i ka patur tek akademia e Barcelonës, ku pa punuar me "La Masian".
Ky sezon për Leverkusen u mbyll me shumë oshilacone, duke e mbyllur në vendin e 6-të në renditjen e klasifikimit me 59 pikë dhe nga edicioni i ardhshëm ata do të luajnë në UEFA Europa League.
¡Bienvenido, jefe! ????
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) June 4, 2026
Carles Martinez Novell is our new head coach! ⚫???? pic.twitter.com/n94hv78jRf
