Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Talenti i Liverpool në radarët e Bayernit, Kompany kërkon afrimin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Talenti i Liverpool në radarët e Bayernit, Kompany kërkon afrimin
Rio Ngumoha

Bayern Munich ka shfaqur një interesim konkret për të siguruar shërbimet e anësorit të talentuar të Liverpool, Rio Ngumoha, sipas raportimeve të fundit.

17-vjeçari, i cili konsiderohet si një nga talentet premtuese, është në dijeni të interesimit të klubit gjerman, një lëvizje kjo e mbështetur fuqimisht nga trajneri Vincent Kompany.

Megjithatë, situata mbetet e ndërlikuar. Deri më tani, Bayern Munich nuk ka vendosur ende kontakte zyrtare me Liverpool. Nga ana tjetër, klubi nga "Anfield" ka bërë të qartë qëndrimin e tij: Ngumoha nuk është në shitje.

Drejtuesit e Liverpool theksojnë se planifikojnë të forcojnë opsionet në krahët e sulmit, duke mos pasur ndërmend t'i reduktojnë ato. Mbetet për t'u parë nëse ky interesim do të shndërrohet në një ofertë zyrtare në ditët në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu