Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Vincent Kompany kërkon përforcime, kampioni i Serie A përfundon nën "shënjestrën" e drejtuesve të Bayern Munich

Shkruar nga NEWSPORT
Vincent Kompany kërkon përforcime, kampioni i Serie A përfundon
Vincent Kompany

Bayern Munich po përgatitet për një ndërhyrje të rëndësishme në merkato për të stabilizuar repartin e mbrojtjes. Pas problemeve të shfaqura gjatë sezonit të fundit, trajneri Vincent Kompany ka identifikuar si prioritet përforcimin e prapavijës, duke kërkuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Yann Bisseck.

25-vjeçari, i cili aktualisht është nën kontratë me Interin deri në vitin 2029, është bërë objektivi kryesor i bavarezëve. Pavarësisht kontratës afatgjatë, klubi zikaltër duket i hapur për të dëgjuar oferta, me vlerën e kartonit të lojtarit që raportohet të jetë rreth 40 milionë euro.

Pavarësisht interesimit konkret nga disa klube të Premier League, burime pranë lojtarit bëjnë me dije se dëshira e Bisseck është rikthimi në Gjermani. Për mbrojtësin, Bundesliga shihet si kampionati ideal për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tij, ndërsa Bayern Munich konsiderohet destinacioni preferencial për të bërë hapin e madh.

Poll

Lexo gjithashtu