Hoffenheim ka zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit me Leon Avdullahun, mesfushorin shqiptar i cili ka vendosur të qëndrojë për një kohë të gjatë në Bundesliga.
Ambiciet e klubit gjerman për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm kanë bindur lojtarin që të mbajë veshur këtë fanellë, me të cilën ka spikatur gjatë këtij sezoni dhe ka ndihmuar me paraqitjet e tij duke koleksionuar pikë “të rënda”.
Vetë faqja zyrtare e Hoffenheim e ka njoftuar këtë “hap të madh” në rrjetet sociale duke shkruar: "Pas Albian Hajdarit dhe Ozan Kabak, Leon Avdullahu është bërë lojtari "kyç" i radhës i cili nënshkruan një kontratë me terma afatgjatë".
Mesfushori ka zhvilluar deri tanë 32 paraqitje mes kampionatit dhe kupës dhe numëron vetëm 1 asist, teksa në anën tjetër bardheblutë numërojnë 57 pikë në 31 javë.
