Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

ZYRTARE/ Nga City në Gjermani, Leverkusen "blindon" sulmin me talentin argjentinas

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga City në Gjermani, Leverkusen "blindon" sulmin me
Claudio Echeverri duke firmosur me Leverkusen

Claudio Echeverri është futbollisti më i ri i Bayer Leverkusen. Fantazisti 19-vjeçar u largua nga Manchester City, për të nisur një aventurë të re në Bundesligën gjermane.

Nga “Qytetarët” te Leverkusen, argjentinasi do të jetë në formë huazimi. Ky huazim do të jetë i vlefshëm deri në qershor të vitit 2026, ndërkohë që nuk do të ketë “obligim” apo “të drejtë” blerje.

Madje, Leverkusen do të jetë klubi që do të mbulojë pagën e Echeverri gjatë këtij sezoni që po vjen. Kujtojmë se argjentinasi u bashkua me City-n në vitin 2024 nga River Plate, për shumën e 18.5 milionë eurove.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball)

Poll

Lexo gjithashtu