
Leart Paqarada
Leart Paqarada është futbollisti më i ri i Heidenheim. Mbrojtësi 30-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Koln, për të nisur një të re me “kuqeblutë” e Bundesligës.
Me këta të fundit, Paqarada ka firmosur kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Kështu, ai bashkohet me portierin shqiptar, Diant Ramaj i cili u transferua te Heidenheim disa javë më parë.
Kujtojmë se mbrojtësi i “Dardanëve” ka një karrierë interesante në Gjermani. Ai ka luajtur për ekipe si Werder Bremen, Leverkusen, Sandhausen, St.Pauli dhe Koln.
Poll