
Nedim Bajrami dhe Vladimir Coufal
Vladimir Coufal është futbollisti më i ri i Hoffenheim. Mbrojtësi 32-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij në Angli me West Ham, për të nisur një të re në Bundesligën gjermane.
Me ekipin e ri, Coufal ka firmosur kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri verën e ardhshme. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Hoffenheim, nuk ka shpenzuar asnjë “kacidhe”, për shkak se kontrata e mbrojtësit të djathtë me “Çekanët”, kishte përfunduar.
32-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Çeki, me ekipe si Ostrava, Hlcin, Bilovec, Opava, Slovan Liberec dhe Slavia Pragës. Ndërkohë që aventura e vetme jashtë vendlindjes, ka qenë pikërisht West Ham.
Poll