
Albian Hajdari
Albian Hajdari është futbollisti më i ri i Hoffenheim. Qendërmbrojtësi 22-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Luganon, për të nisur një të re në Bundesligën gjermane.
Për të siguruar shërbimet e tij, klubi gjerman ka shpenzuar 5 milionë euro. Ndërkohë që vlen të përmendet, se Hajdari ka qenë pjesë e Juventus U19, Juventus U23 dhe Juve Next Gen, por pa mundur të arrijë në ekipin A.
Gjithashtu, Hajdari është aktivizuar edhe për Basel në Zvicër, nga ku është formuar si lojtar. Tashmë ai bashkohet me Hoffenheim, ku do të gjejë sulmuesin shqiptar, Fisnik Asllani.
Poll