
Nelson Weiper
Nelson Weiper do të vazhdojë të jetë pjesë e Mainz. Sulmuesi 21-vjeçar i Gjermanisë dhe klubi i Bundesligës kanë vendosur që të zgjasin bashkëpunimin mes tyre.
Weiper ka firmosur kontratën e re me Mainz ditën e sotme. Sulmuesi do të jetë pjesë e klubit gjerman deri në verën e vitit 2029, duke qëndruar aty ku filloi gjithçka, pavarësisht “dramës” së javëve të fundit.
Kujtojmë se sulmuesi 21-vjeçar është një dëshirë e madhe e Kombëtares shqiptare. Gjithçka mund të ndodhë, pasi nëna e sulmuesit është me origjinë shqiptare.
Poll