
Jobe Bellingham është zyrtarisht lojtar i Borussia Dortmund, duke ndjekur gjurmët e vëllait të tij më të madh, Jude, i cili luajti për BVB përpara se të transferohej në Real Madrid. Verdhezinjtë konfirmuan nënshkrimin e mesfushorit 19-vjeçar të martën, duke i siguruar atij një kontratë deri në vitin 2030.
Jobe Bellingham mezi pret të luajë për Dortmundin në Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet së shpejti. “Jam i emocionuar që do të jem lojtar i Borussia Dortmund dhe do të luftoj për tituj me këtë klub të madh.
Dua të bëj pjesën time në festimin e suksesit me këta tifozë të jashtëzakonshëm dhe do të punoj shumë me veten dhe me ekipin çdo ditë. Gjithashtu, mezi pres të vesh fanellën verdhezi në Kupën e Botës për Klube FIFA”, tha shkurtimisht Bellingham.