Daniel Peretz & Manuel Neuer
Daniel Peretz është futbollisti më i ri i Southampton. Portieri 25-vjeçar vendosi që të ndërpriste në mes huazimin te Hamburg, për të nisur një tjetër aventurë në huazim, por kësaj here në Angli.
Izraeliti do të jetë i huazuar nga Bayern Munich te ekipi i Championship anglez, deri në fund të sezonit aktual. Klubi gjerman nuk beson ende tek aftësitë e 25-vjeçarit, duke i dhënë mundësinë të tregojë veten diku tjetër.
Kujtojmë se Southampton është një ekip i njohur edhe për shqiptarët. Kjo për shkak se në të shkuarën, fanellën e këtij ekipi e ka veshur sulmuesi kuqezi, Armando Broja.
Poll
