
Erik ten Hag - Kompany
Para pak ditësh, Bayer Leverkusen shkarkoi nga detyra Erik Ten Hag pas vetëm tre ndeshjesh në stol. Ditën e sotme, “aspirinat” kanë bërë të ditur emrin e trajnerit që ka zëvendësuar në detyrë holandezin.
Bëhet fjalë për Kasper Hjulmand i cili do të jetë “timonieri” i ri i skuadrës gjermane. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë Bayer Leverkusen ditën e sotme duke prezantuar në stol 53-vjeçarin danez.
Kasper Hjulmand ka rënë dakord për një kontratë 2-vjeçare dhe ka firmosur me ekipin gjerman. Kjo do të jetë aventura e tij e dytë në Gjermani, pasi në vitet 2014-2015, Hjulmand kishte drejtimin e Mainz 05.
View this post on Instagram
Poll