Bayern Munich ka fituar në shtëpi përballë Eintracht Frankfurt, ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Bundesligës gjermane. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena”, përfundoi 3-2.
Protagonist absolut te bavarezët ishte Harry Kane me dy gola të shënuar. Ndërkohë që një tjetër gol e shënoi Pavlovic. Në krahun tjetër, miqtë gjetën dy gola të shpejtë në fundin e ndeshjes me Burkardt dhe Kalimuendo, duke i dhënë triumfit të Bayernit trajtën e “të vuajturës”.
Kështu, bavarezët vazhdojnë të jenë në krye me 60 pikë. Në krahun tjetër me 31 pikë të grumbulluara, Frankfurt mban vendin e 7-të.
GOLAT E BAYERN-it
Goli i Pavlovic (Bayern 1-0 Eintracht)
Goli i Kane (Bayern 2-0 Eintracht)
Goli i Kane (Bayern 3-0 Eintracht)
