Bayer Leverkusen ka fituar në transfertë përballë Borussia Dortmund, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Bundesligës gjermane. Sfida e zhvilluar në “Signal Iduna Park”, përfundoi 0-1.
Golin e vetëm në këtë ndeshje të bukur dhe emocionuese, e ka shënuar gjermani Robert Andrich. Mesfushori i “aspirinave” e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 42-të, me një goditje të bukur nga jashtë zone.
Goli i Andrich
Kështu, Leverkusen ngjitet në vendin e 5-të dhe shkon në kuotën e 52 pikëve. Në krahun tjetër me 64 pikë të grumbulluarar deri më tani, Dortmundi mban vendin e dytë në tabelë.
Në ndeshjet e tjera që u zhvilluan në Bundesligë, Heidenheim fitoi 4-1 me Union Berlin, ndërsa Leipzig mposhti minimalisht 1-0 Borussia M’Gladbach. Sfida mes Wolfsburg dhe Eintracht Frankfurt, përfundoi 0-2.
