Bayern Munich ka barazuar në shtëpi përballë Mainz, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-t të Bundesligës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena”, përfundoi me shifrat 2-2.
Golët për ekipin e Bayernit u shënuan nga 17-vjeçari Lennart Karl, në minutën e 29-të dhe Harry Kane që gjeti rrugën e rrjetës në të 87-tën. Në krahun tjetër, golat për Mainz u shënuan nga Potulski dhe Lee Sae-Sung.
Megjithatë, bavarezët mbeten në vendin e parë me 38 pikë, 9 më shumë se ndjekësi më i afërt, Leipzig. Në krahun tjetër me vetëm 7 pikë, Mainz mbetet i fundit në renditjen e Bundesligës.
GOLAT:
Goli i Karl (Bayern 1-0 Mainz)
Goli i Potulski (Bayern 1-1 Mainz)
Goli i Jae-Sung Lee (Bayern 1-2 Mainz)
Goli i Harry Kane (Bayern 2-2 Mainz)
