
Bayern Munich ka barazuar ditën e sotme me Leipzig me shifrat 3-3, duke mos u shpallur ende kampion i Gjermanisë. Bavarezët duhet të presin tashmë nëse nuk fiton Leverkusen ditën e nesërme.
Leipzig e nisi fuqishëm sfidën duke shkuar në 2-0 në pjesën e parë ndaj Bayernit falë golave të Sesko dhe Klostermann. Në të dytën, bavarezët bënë një kthesë të madhe duke përmbysur rezultatin falë golave të Dier, Olise dhe Sane.
Kur gjithçka ishte drejt përfundimit, Poulsen ndëshkoi Bayernin dhe la me “gojë hapur” Harry Kanen që ishte përgatitur të festonte.
Ndërsa në të njëjtin orar në Bundesligë janë luajtur edhe tre takime të tjera. Borussia Monchengladbach dhe Hoffenheim kanë barazuar me shifrat e çmendura 4-4. Stuttgarti ka mposhtur St. Paulin me shifrat 1-0, ndërsa Union Berlin barazoi me Werder Bremen me shifrat 2-2.
Goli i Poulsen