Stuttgart ka finalizuar përmbysje “burrërore” kundër Feriburg. Pavarësisht se ndeshja u mbajt në “MHP Arena”, Stuttgart e pati të vështirë ta imponte kundërshtarin në konkretizim, teksa pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Freiburgut, falë golit të Eggestein (minuta e 28-të).
Vetëm në minutën e 70-të, Undav barazoi shifrat dhe e dërgoi ndeshjen në shtesë. Atëherë kur u duk se finalisti do përcaktohej nga “ruleta ruse”, Tiago Tomas shënoi golin e fitores dhe kualifikimit për Stuttgart, minuta e 119-të.
Në finalen e madhe, e cila do të mbahet më datën 23 maj (“Olympiastadion” të Berlinit), kampionët në fuqi të Stuttgart do të gjejnë përballë Bayern Munich e “frikshëm”, këta të fundit janë në garë për tripletë (Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe Champions League).
