
Bayern Munich ka triumfuar në shtëpi përballë Werder Bremen, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Bundesligës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena”, përfundoi 4-0 në favor të vendasve.
Në këtë ndeshje, Harry Kane shënoi golin e dytë dhe të tretë.
Kështu anglezi thyen rekordet e Cristiano Ronaldos (Real Madrid) dhe Erling Haaland (Man City), duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin 100 gola (104 ndeshje) për një klub të vetëm. Ndërsa Haaland dhe Ronaldo i shënuan 100 gola pas 105 ndeshjesh.
Ndërkohë në duelin e sotëm, rrugën e rrjetës e gjetën edhe Luis Diaz dhe Konrad Laimer. Kështu Bayern “blindon” vendin e parë me 15 pikë pas 5 javësh kampionat.
Në krahun tjetër, me vetëm 4 pikë të grumbulluara deri më tani, ekipi nga Bremen mban vendin e 14-të në tabelën e renditjes.
Golat e ndeshjes:
Goli i Luis Diaz
Goli i parë i Harry Kane
Goli i dytë i Harry Kane
Goli i Konrad Laimer