Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

EKSKLUZIVE/ Kërkesë e trajnerit Orges Shehi, Prishtina transferon kampionin e Egnatias

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Kërkesë e trajnerit Orges Shehi, Prishtina transferon
Orges Shehi gjatë prezantimit te Prishtina

Anio Poçi u largua nga Egnatia pak ditë më parë, ndërsa mësohet se do të largohet edhe nga Shqipëria. Burime për “Newsport.al” raportojnë se mbrojtësi 27-vjeçar do t’i bashkohet Prishtinës.

EKSKLUZIVE/ Kërkesë e trajnerit Orges Shehi, Prishtina transferon
Anio Poçi

Poçi ka qenë një kërkesë e vetë trajnerit Orges Shehi, i cili pëlqen karakteristikat e futbollistit. Akordi mes palëve është arritur dhe tashmë pritet e zeza mbi të bardhë.

Kujtojmë se në sezonin e fundit, Poçi zhvilloi performanca të kënaqshme, duke kontribuar që Egnatia të shpallej kampione për herë të tretë radhazi.

Përsa i përket karrierës, Poçi e ka nisur në Greqi me fanellën e Aris. Më tej, 27-vjeçari që luan në qendër të mbrojtjes por edhe në krahun e majtë, është aktivizuar me Aetos Orfanou, PO Triglia, EN Paralimni dhe Panionios. /Nikoll RAJTA/

Poll

Lexo gjithashtu