Hamburg - Leverkusen
Bayer Leverkusen ka fituar në transfertë përballë Hamburg, ne ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Bundesligës (e prapambetur). Sfida e zhvilluar në “Volksparkstadion”, përfundoi 0-1.
Golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të vetmin për Leverkusen e shënoi, Christian Kofane. Sulmuesi 19-vjeçar me origjinë nga Kameruni, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 73-të.
Kështu, “Aspirinat” shkojnë në kuotën e 43 pikëve, në vendin e 6-të, duke qenë ende në garë për një vend në zonën Champions. Në krahun tjetër me 26 pikë, Hamburg mban vendin e 11-të.
Goli i Kofane (Hamburg 0-1 Leverkusen)
Poll
