Leipzig vazhdon me fitoret në kampionat duke regjistruar një tjetër sukses, këtë herë përballë Union Berlin me rezultatin 3-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga.
Vendasit shënuan dy gola në fraksionin e parë përmes Finkgrafe dhe Cardosos, përpara se Baku të shënonte dhe të tretin për të "goditur" në zemër takimin. Goli i vetëm për miqtë erdhi nga Doekhi i cili shërben më shumë si ngushëllim.
Me këtë triumf, skuadra e drejtuar nga Ole Werner ruan vendin e tretë me 62 pikë, duke "kyçur" kështu dhe pozitat për zonën Champions, ndërsa Berlin mban vendin e 11-të me 32 pikë.
RB Leipzig 3-1 Union Berlin (Finkgrafe 22', Cardoso 25', Baku 63'/ Doekhi 78')
Goli i Finkgrafe (Leipzig 1-0 Union Berlin)
Goli i Romulo (Leipzig 2-0 Union Berlin)
Goli i Baku (Leipzig 3-0 Union Berlin)
