
Thomas Muller
Thomas Muller është rikthyer në qendrën stërvitore të Bayern Munich. Duke përfituar nga pushimi i ndeshjeve të kombëtarve, 35-vjeçari është rikthyer në Gjermani, ku po stërvitet në kampin bavarez.
Ai shihet teksa stërvitet krah ish-shokut të ekipit, Aleksander Pavlovic. Muller nuk ka ngurruar as të riveshë fanellën e Bayernit, ekip me të cilin shkroi historinë për shumë vite.
Megjithatë, sapo të përfundojnë ndeshjet ndërkombëtare ai do të kthehet në “habitat”. Kujtojmë se para disa javësh, gjermani u transferua tek ekipi i Vancouver Whitecaps.
Poll