Harry Kane
Bayern Munich ka fituar në transfertë përballë Leverkusen, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës. Sfida e zhvilluar në “BayArena”, përfundoi me shifrat 0-2.
Golin e parë për bavarezët e shënoi Harry Kane, me sulmuesin anglez që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 22-të. Ndërkohë që në minutën e 93-të, Luis Diaz mbylli llogaritë, duke dyfishuar shifrat.
Kështu, Bayern Munich shkon në finalen e Kupës. “Djemtë” e Vincent Kompany tashmë janë në pritje të sfidës Stuttgart-Freiburg, fituesi i së cilës do të përballet me bavarezët në finale.
GOLAT:
Goli i Kane (Leverkusen 0-1 Bayern)
Goli i Luis Diaz (Leverkusen 0-2 Bayern)
Poll
