Yll Gashi me Bayern Munich U-19 kundër Leipzig U-19
Sulmuesi shqiptar nga Kosova Yll Gashi, po dëshmon pas çdo ndeshje me të rinjtë e Bayern Munich se ka për t’u bërë sulmuesi i klasit të lartë në vijim.
Në ndeshjen e fundit me Bayern U-19, qendërsulmuesi shënoi gol dhe asistoi 2 herë në barazimin “dramtik” 3 – 3 kundër Leipzig.
Me këtë ritëm, 18-vjeçari shumë shpejtë ka për t’u ngjitur te ekipi i parë i Bayern Munich, ndërsa shanset që të përfaqësojë Kosovën në të ardhmen janë aty, sepse luan ende me moshat e Gjermanisë. Në profilin zyrtar të “Instagram”, Yll Gashi mban në përshkrim flamurin e Kosovës dhe Gjermanisë.
Goli i Yll Gashit
Asisti i parë nga Yll Gashi
Asisti i dytë nga Yll Gashi
Poll
