Borussia Dortmund
Pas nisjes së vështirë të sezonit në Bundesligë, Borussia Dortmund është rikthyer në versionin më të mirë. Edhe pse verdhezinjtë luajtën në trasnfertë të vështirë kundër Wolfsburg, ia dolën të fitonin ndaj “Ujqërve” me shifrat 2 – 1.
Goli i triumfit erdhi nga sulmuesi kryesor Guirassy në minutën e 87-të. Pas 21 javësh, Dortmund ka 48 pikë, 3 më pak se Bayern Munich kryesues, ndërsa në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit numërojnë 5 fitore.
Në sfidat e tjera të ditës së shtunë, Freiburg fitoi 1 – 0 ndaj Werder Bremen, Hamburger mori 3 pikët kundër Heidenheim 2 – 0, Mainz – Augsburg 2 – 0, St.Pauli befasoi Stuttgart, duke korrur sukses 2 – 1, kurse Monchengladbach – Leverkusen u mbyll 1 – 1.
Rezultatet
Poll
