Borussia Dortmund
Borussia Dortmund e “ka hedhur pas krahëve” disfatën në “Der Klassiker” kundër Bayrn Munich dhe është rikthyer te fitorja në Bundesligë. Verdhezinjtë triumfuan 2 – 1 kundër Koln.
Pjesa e parë u diktua nga dy episode, goli i Guirassy për Dortmund në minutën e 16-të dhe kartoni i kuq te Koln me autor Simpson-Pusey (minuta e 45+2’).
Beier dyfishoi avantazhin për të tijët në minutën e 60-të, ndërsa finalizimi i Jakub Kaminskit në fundin e ndeshjes, nuk vlejti për asgjë.
Pas 25 javësh në Bundesligë, Dortmund grumbullonë 55 pikë, 11 më pak se Bayern kryesues. Deri në mbylljen e këtij sezoni janë edhe 9 javë të tjera, e përkthyer me 27 pikë të mundshme.
Poll
