Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Bayerni “uragan” edhe në Bundesligë! “Lumë” golash përballë St.Pauli, bavarezët i afrohen titullit kampion

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bayerni “uragan” edhe në Bundesligë!
Bayern Munich

Bayern Munich ka triumfuar në transfertë përballë St.Pauli në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Bundesligës gjermane. Sfida përfundoi me shifrat e thella, 0-5.

Golat për ekipin bavarez u shënuan nga Leon Goretzka, Jamal Musiala, Michael Olise, Nicolas Jackson dhe Rapha Guerreiro, vendosën këtë sfidë. Ndërkohë që vendasit dukeshin të pafuqishëm.

Kështu, Bayern “blindon” vendin e parë me 76 pikë, 12 më shumë se vendi i dytë, Dortmund, duke u afruar me titullin kampion. Në krahun tjetër me 25 pikë, St.Pauli mban vendin e 16-të.

GOLAT:

Goli i Musiala (St.Pauli 0-1 Bayern)

Goli i Goretzka (St.Pauli 0-2 Bayern)

Goli i Olise (St.Pauli 0-3 Bayern)

Goli i Jackson (St.Pauli 0-4 Bayern)

Goli i Guerreiro (St.Pauli 0-5 Bayern)

Poll

Lexo gjithashtu