Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Bayerni i Kompanis si Milani i 1993, bavarezët janë nga një tjetër “planet”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bayerni i Kompanis si Milani i 1993, bavarezët janë nga
Bayern Munich

13 ndeshje të luajtura në sezonin 2025-2026 dhe 13 fitore, ky është bilanci i Bayern Munich. Trajneri Vincent Kompany ka ndërtuar jo një ekip, por një “tank” që “shtyp” çdo kundërshtarë.

“Viktima” e radhës ishte M’Gladbah, e mbyllur 3 – 0 në favor të bavarezëve. Fakti që nuk shënoi i “zakonshmi” Harry Kane, është një tjetër tregues se skuadra më e titulluar në Gjermani po funksionon në perfeksion.

Rrugën e rrjetës e gjetën Kimmich, Gurreiro dhe Karl. Seria prej 13 fitoresh të njëpasnjëshme e ka zanafillën nga finalja e Superkupës së Gjermanisë, ndaj Stuttgart, e fituar 2 – 1 (16 gusht).

Sipas “OptaFranz”, me suksesin e sotëm ndaj “Mëzave” në Bundesligë, Bayern ka barazuar serinë e 13 takimeve me fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet Milanin e sezonit 1992-1993.

Në takimet e tjera të javës së 8-të, Dortmund u rikthye te fitorja, Leipzig “shkatërroi” Augsburg, sukses të rëndësishëm regjistroi edhe Hoffenheim i Fisnik Asllanit.    

   

Poll

Lexo gjithashtu