Jemi vetëm në javën e 13-të të Bundesligës gjermane dhe diktati i Bayern Munich nuk ka nevojë për fjalë. Ekipi i Vincent Kompany mori fitore të thellë ndaj Stuttgart me shifrat 5 – 0.
Protagonist absolut ishte Harry Kane, edhe pse i futur si zëvendësues në minutën e 60. Bomberi anglezë shënoi 3 gola, respektivisht në minutat 66, 82’ dhe 88’.
Dy golat e tjerët te bavarezët erdhën prej Laimer dhe Stanisic. “Rekordmenët” e Gjermanisë grumbullojnë 37 pikë, gati perfektë, diferencë e konsiderueshme ndaj ndjekësve.
Në takimet e tjera të së shtunës, Augsburg bëri befasinë, mposhti Leverkusen 2 – 0, Heidenheim 2 – 1 me Freiburg, Ëolfsburg triumfoi 3 – 1 përballë Union Berlin, ndërsa nuk pati fitues Koln – St.Pauli 1 – 1.
