Asist i Fisnik Asllanit
Ka përfunduar pjesa e parë mes Bayern Munich dhe Hoffenheim me shifrat 3 – 1. Dalja me karton të kuq nga Akpoguma në minutën e 17-të, ndryshoi balancat në fushë, e pasur me penalltinë për bavarezët.
Harry Kane u tregua i saktë nga 11-metërshi, ama në minutën e 35-të, sulmuesi shqiptar i Kosovës Fisnik Asllani u bë protagonist. Asllani e “lexoi” mjeshtërisht pasimin e Neuer për shokun e ekipit dhe zotëroi topin me teknik të lartë, ndërsa nuk humbi kohë dhe i shërbeu sulmuesit kroat Kramaric.
Në minutën e 45-të, Bayern fitoi sërish penallti, e përkthyer në gol prej Kane. Pak sekonda më vonë, “rekordmenët” e Gjermanisë trefishuan, kësaj radhe me autor Luis Diaz.
Poll
