Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ 4 gola dhe përmbysje spektakolare! Talenti Karl i "vë vulën", Bayern jep leksione edhe në transfertë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 4 gola dhe përmbysje spektakolare! Talenti Karl i "vë
Lennart Karl

Bayern Munich ka fituar në transfertë përballë Koln, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Bundesligës gjermane. Sfida e zhvilluar në stadiumin “RheinEnergieStadion”, përfundoi 1-3.

Vendasit shënuan të parët në minutën e 41’ me anë të Maina. Pas këtij goli, bavarezët s’u përmbajtën duke përmbysur dhe shënuar 3 herë me Gnabry, Kim Min-jae dhe talentin Karl.

Kështu, “djemtë” e Kompany mbetet në vendin e parë me 47 pikë, 11 më shumë se Dortmundi ndjekësi më i afërt. Në krahun tjetër me 17 pikë të grumbulluara, Koln mbetet i 12-ti në renditje.

GOLAT:

Goli i Maina (Koln 1-0 Bayern Munich)

Goli i Gnabry (Koln 1-1 Bayern Munich)

Goli i Kim (Koln 1-2 Bayern Munich)

Goli i Karl (Koln 1-3 Bayern Munich)

Poll

Lexo gjithashtu