Bayern Munich ka bërë “detyrën” në shtëpi kundër Leipzig, ndeshje e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Bavarezët fituan 2 – 0, ndërsa sfida u vendos në pjesë e dytë.
Baumgartner solli “frikë” te Bayern, pasi shënoi në minutën e 4-të për “Demat”, por pas rishikimit në “VAR”, u konsiderua i parregull. Në fraksionin e parë të lojës nuk pati gola, pavarësisht dominimit të ekipit të drejtuar nga Vincent Kompany.
Harry Kane u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 64-të, duke zhbllokuar rezultatin dhe çliruar të tijtë, ndërsa 3 minuta më vonë Luis Diaz vulosi fitoren 2 – 0.
Në minutën e 78-të, u fut në fushë edhe sulmuesi me origjinë shqiptare Brajan Gruda, ama nuk ishte në gjendje për të ndryshuar dinamikat e lojës.
Për fazën gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, janë përcaktuar 4 ekipet, fjala është për Leverkusen, Stuttgart, Freiburg dhe Bayern, ndërsa do të caktohen çiftet përmes shortit.
