Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ 126 vite histori, një “mal” me trofe dhe "dyzinë" legjendash! Bayern Munchen shënon ditën e veçantë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 126 vite histori, një “mal” me trofe dhe
Bayern Munchen

Më 27 mars të vitit 1900, nis “rrugëtimi” i një prej klubeve më të sukseshme në historinë e futbollit, fjala është për Bayern Munchen. “Rekordmenët” e Gjermanisë kanë demostruar “diktatin” e tyre jo vetëm brenda kufijve, por edhe në Evropë e më gjerë.

Nëse i referohemi bilancit të bavarezëve në këto 126 vite histori, janë 6 Champions League, 34 Bundesliga, 20 Kupa të Gjermanisë, 11 Superkupa të Gjermanisë, 2 Botërore klubesh, 2 Superkupa Evrope, 2 Kupa Interkontinentale, 1 Europa League apo 1 Kupë e Kupave.

Bayern Munich është më shumë se sa thjeshtë një klub, ata janë një familje. Respekti ndaj legjendave, stafit, lojtarëve apo punjësve është gjithmonë në “traditat” e skuadrës më të titulluar në Gjermani.

Nëse i referohemi legjendave në fushë, Bayern ka shërbyer si “fabrikë” për përfaqësuesen e Gjermanisë me Gerd Muller, Franz Beckenbauer, Lothar Matthaus, Oliver Kahn, Karl-Heinz Rummenigge, Miroslav Klose, apo më te “rinjtë” si Thomas Muller e Manuel Neuer.

Poll

Lexo gjithashtu