
Dëmtimi i Jamal Musialës
Mbrëmjen e djeshme në Botërorin e Klubeve, Gianluigi Donnarumma bëri një ndërhyrje ndaj Jamal Musialës. Ky i fundit theu këmbën dhe u largua nga fusha e lojës me barelë i përlotur.
Ditën e sotme, është bërë e ditur dhe koha që do të qëndrojë jashtë ylli gjerman. Siç bëjnë të ditur mediat gjermane, Jamal Musiala do të mungojë të paktën 4 deri në 5 muaj.
22-vjeçari fantazist do të operohet menjëherë sapo të kthehet në Gjermani. Më pas do të nisë fazën e rehabilitimit. Një godijte e madhe kjo edhe për Bayernin që humb një ndër më të mirët e ekipit për kaq kohë.
Poll