
Bayern Munich pas fitores me Chelsean
Bayern Munich triumfoi mbërmjen e djeshme përballë Chelsea në ndeshjen e raundit të parë të UEFA Champions League. Sfida e zhvilluar në “Allianz Arena”, përfundoi 3-1.
Megjithatë, kjo fitore ka lënë me pasoja Bayern Munich. Mbrojtësi bavarez, Josip Stanisic la fushën e lojës i dëmtuar, teksa ditën e sotme janë kryer edhe ekzaminimet e hollësishme mjekësore.
Futbollisti kroat ka pësuar një këputje të pjesshme të ligamentit medial në gjurin e djathtë. Ai do të mbetet jashtë për disa kohë, por ende nuk është dhënë afati përfundimtar.
Një humbje e madhe për bavarezët, të cilët e përdornin kroatin si “xhol” në krahun majtë, duke marrë parasysh dëmtimin e kanadezit Alphonso Davies.
Poll