Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Tripleta në horizont, Manuel Neuer mund të shkruajë HISTORINË në futboll

Shkruar nga NEWSPORT
Tripleta në horizont, Manuel Neuer mund të shkruajë
Manuel Neuer (2013)

Bayern Munich fitoi titullin e 35-të në histori këtë sezon, duke dominuar futbollin gjerman. Ndërkohë që bavarezët janë në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe në gjysmëfinalen e UEFA Champions League.

Në rast se edhe dy këtyre kompeticioneve do t’i shkojë deri në fund, Bayern Munich do t’i bënte nder edhe Manuel Neuer. Ky i fundit do të shkruante historinë në rast fitoreje të tripletës këtë sezon.

Në moshën 40-vjeçare, Manuel Neuer do të bëhej futbollisti i parë në historinë e futbollit që fiton tre tripleta. Një herë ka ndodhur në vitin 2013 dhe më pas në vitin 2020.

Tashmë, Neuer dhe Bayern Munich kanë një mundësi të artë për të hyrë në histori. Në finalen e Kupës, Bayern do të përballet me Stuttgartin, ndërsa në gjysmëfinale të Champions-it, luan ndaj PSG-së.

Poll

Lexo gjithashtu