Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Tifozët e kuq nisin "luftën" me trajnerin, kundër rikthimit të ish-mbrojtësit që dhunoi bashkëshorten (REAGIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët e kuq nisin "luftën" me trajnerin, kundër
Tifozët e Bayern Munich

Shumë tifozë të Bayern Munich kanë reaguar ashpër ndaj mundësisë që Jerome Boateng të rikthehet në klub.

Trajneri Vincent Kompany i kishte ofruar ish-mbrojtësit një periudhë stërvitjeje në fund të shtatorit, ndërsa ky i fundit po përgatitet për karrierën e re si trajner pas përfundimit të licencës B.

Reagimet e tifozëve janë nxitur nga një vendim i Gjykatës Rajonale të Mynihut, e cila e shpalli Boateng fajtor për dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Edhe pse ai nuk ka një vendim zyrtar që akuzohet për dhunë, shumë prej tifozëve e shohin të papranueshëm rikthimin e tij në ambientet e klubit bavarez.

Në ndeshjen kundër Borussia Dortmund, mbështetësit e Bayernit shpalosën pankarta me mesazhe të qarta kundër tij, si: “Kush i jep hapësirë fajtorit, ndan fajin me të” dhe “Asnjë hapësirë për fajtorët”.

Boateng ka pranuar se ka zhvilluar biseda me Kompany, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.

Poll

Lexo gjithashtu