Bayern Munich fitoi 4-2 përballë Stuttgart dhe u shpall kampion i Gjermanisë për herë të 35-të në histori, katër javë para fundit të kampionatit. Ndërkohë që pas këtij suksesi, trajneri Vincent Kompany është shfaqur mjaft i lumtur, por mban ekipin me këmbë në tokë.
“Ndjehem shumë mirë. Për mua çdo titull është i pari. Duhet t’i shijojmë këto momente sepse pas tyre ka shumë punë. Sezoni nuk ka përfunduar ende. Ka ende trofe për t’u fituar. PSG në Champions League është ndoshta sfida më e vështirë, por para kësaj kemi Leverkusenin”, tha Kompany.
Kujtojmë që bavarezët do të përballen të mërkurën e 22 prillit me Bayer Leverkusen, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë. Sfida që do të zhvillohet në “BayArena”, nis në orën 20:45.
