
Talenti i Bayern Munich Jamal Musiala pësoi një lëndim horror në Botërorin e Klubeve kundër PSG-së. Së fundmi ylli gjerman i është nënshtruar me sukses ndërhyrjes kirurgjikale në Murnau të Bavarisë.
Konkretisht mesfushori ofensiv pësoi një dëmtim të ligamenteve në kyçin e këmbës së majtë. Klubi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se operacioni ka shkuar me sukses.
Musiala sapo ishte kthyer nga një dëmtim jo i lehtë dhe ky penalizimi pritet të ndikojë jo vetëm në vazhdimësin e lojtarit më të shtrenjtë të Bundesligës, por barra bie edhe mbi klubin, ku parashikohet se muaj tetor do të jetë rasti me i mirë që ai të rikthehet në fushë, çka do të thotë se ata kanë nevojë për një tjetër “regjizor” deri atëherë.