Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

"Sezon i mallkuar", sulmuesi kroat shpërthen pas humbjes ndaj Bayern: Po fola... ndëshkimi më i madh më pret

Shkruar nga NEWSPORT
"Sezon i mallkuar", sulmuesi kroat shpërthen pas humbjes ndaj
Kramaric

Bayerni fitoi ndaj Hoffenheim ditën e djeshme në Bundesliga. Bavarezët shpartalluan miqtë 5-0, por Andrej Kramaric shpërtheu në intervistën pas ndeshjes.

Kroati nuk i kurseu kritikat aspak ndaj klubit gjerman edhe pse është një veteran aty pas 9 vitesh me blutë. Situata aktuale nuk duket Aspak e mirë në kampin e Hoffenheim që dikur arriti deri në grupet e Champions League.

“Ishte e qartë që do të humbnim që nga fillimi. Kjo është panorama e gjithë sezonit. Të jem i sinqertë është një sezon i mallkuar.

Jam ende i ftohtë sepse nëse dua të them të vërtetën dhe disa gjëra për klubin e situatën, me shumë mundësi do të marr ndëshkimin më të madh në historinë e Bundsligas.

Kemi investuar shumë, klubi ka derdhur lekë për asgjë. Është rreziku që të biem një kategori më poshtë me një skuadër që ka lojtarë të mirë, por qartësisht asgjë nuk po funksionon që kur disa gjëra ndryshuan në klub.

Kjo është hera e parë në karrierën time që ndihem kështu. Nëse askush nuk mundoeht, unë do të mundohem të ndryshojë situatën”, u shpreh bashkëkombasi i Modric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga