
Leroy Sane
Një nga surprizat më të mëdha të kësaj merkato ishte transferimi i Leroy Sane te Galatasaray. Sulmuesi gjerman vendosi të mbyllte aventurën e tij me Bayern Munich, për të nisur një të re në Superligën turke.
Por, edhe pse 29-vjeçari firmosi kontratën me Galatasaray, ai është kthyer tek ekipi i Bayernit. Kjo për shkak se ai është në kontratë me bavarezët deri më 30 qershor.
“Para kalimit të tij te Galatasaray: Leroy Sane do të jetë i gatshëm për ne, në Kupën e Botës për Klube deri më 30 qershor”, shkruan Bayern Munich në faqen zyrtare. Ndërkohë që më 1 korrik, gjermani do të transferohet në Turqi.
View this post on Instagram
Poll