
Bayern Munich pas fitores me Chelsean
Dayot Upamecano, mbrojtësi i Bayern Munich, mund të transferohet te Real Madrid në fund të sezonit si lojtar i lirë. Sipas "Marca", ai ka shprehur dëshirën për të kaluar te "Los Blancos" dhe ka ofruar shërbimet e tij për klubin spanjoll.
Mbrojtësi francez, i cili ka luajtur me Bayernin që nga viti 2021, ka fituar tre herë Bundesliga dhe po ashtu tre herë Superkupën e Gjermanisë. Një kalim te Real Madrid do ta bashkonte me ish-bavarezin, Davide Alaba.
Megjithatë, në lidhje me kontratën, Upamecano ka thënë se ndihet mirë te Bayern dhe se bisedimet për rinovimin janë ende në zhvillim, por gjithçka mbetet për t'u parë.
Poll