Një përplasje e dhunshme ka ndodhur të shtunën në mëngjes mes tifozëve të Borussia Dortmund dhe Schalke 04 në një nga stacionet kryesore të trenit në Koln. Edhe pse skuadrat nuk garojnë më në të njëjtin divizion, armiqësia historike mes tyre vazhdon të prodhojë tensione të forta.
Sipas policisë gjermane, rreth 340 persona u përfshinë në përleshje, pasi grupet e tifozëve u takuan rastësisht. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të rendit shmangu një situatë më të rëndë, ndërsa një oficer policie mbeti i plagosur lehtë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e incidentit, megjithëse deri tani nuk janë kryer arrestime. Ngjarja ka ringjallur debatet për dhunën në futbollin gjerman dhe masat e sigurisë në transportin publik gjatë ndeshjeve.
