
Mesfushori i Bayern Munich, Joshua Kimmich ka folur së fundmi në lidhje me të ardhmen e tij. Në përfundim të sfidës ku bavarezët triumfuan 0-1 përballë Borussia Monchengladbach, futbollisti gjerman ka thënë fjalët e tij përsa i përket rinovimit të kontratës.
“Ky është padyshim një moment vendimtar në karrierën time. Të gjithë, edhe unë, i dimë arsyet e mira për të zgjatur kontratën. Megjithatë, unë dua të peshoj mirë se ku mund të arrij suksesin maksimal sportiv në 3-4 vitet e ardhshme.
Kur merret vendimi? Unë padyshim që ndjej përgjegjësi kundrejt klubit, Nuk jam ai lloj lojtari që shtyn gjithçka deri në fund, Nuk dua të pres deri në fund të majit”, është shprehur Joshua Kimmich.
Kujtojmë se 29 vjeçari është në kontratë me Bayernin deri në qershor të këtij viti. Interesimi për të nuk mungon nga klube “big” të Europës, si Manchester City, Barcelona apo Liverpool.