Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Pasuesi i Manuel Neuer?! Bayern Munich “shënjestron” portierin e Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Pasuesi i Manuel Neuer?! Bayern Munich “shënjestron” portierin
Bart Verbruggen

Më 27 mars të këtij viti, Manuel Neuer do të mbushë plotë 40 vjeç. Moshë e madhe për një futbollist që luan nga mbrojtja e sipër, por ndryshe është për portieriët.

Megjithatë, duke parë moshën e legjendës gjermane, Bayern Munich ka nisur të mendojë për pasaardhësin e tij. Emri i fundit që është shkruar në listë, vjen nga Premier League.

Bëhet fjalë për Bart Verbruggen, i cili aktivizohet me Brighton. Ai është 23-vjeç, ndërsa vlerësohet 35 milionë euro.

Holandezi pëlqehet shumë nga drejtuesit e Bayern Munich, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Pritet të shihet se si do të shkojnë bisedimet mes palëve.

Poll

Lexo gjithashtu