Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Nuk ka 'prapa-kthehu' për Tuchel: S'do ishte korrekte nëse më kërkojnë të qëndroj

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka 'prapa-kthehu' për Tuchel: S'do ishte korrekte
Thomas Tuchel

Trajneri i Bayern Munchen, Thomas Tuchel nuk e ka në plan të qëndrojë sezonin e ardhshëm. Klubi gjerman po has shumë vështirësi në gjetjen e zëvendësuesit, gjë që mund të sjellë dhe ndryshim planesh përsa i përket shkarkimit të Tuchel. Por ky i fundit është mëse i qartë me vendimin dhe nuk e ka në plan të bëjë prapa-kthehu.

“Kemi arritur që të biem dakord dhe të mbyllim kontratën. Kjo tashmë është një fakt. Prej momentin kur vendosëm të ndaheshim, drejtuesit e klubit kanë nisur kërkimet për trajnerin e ri. Ndoshta, këtë kishin nisur ta bënin edhe përpara se të flisnin dhe të ndaheshin zyrtarisht nga unë.

Mendoj se nuk do të ishte aspak korrekte, që drejtuesit e Bayern Munchen të vinin tek unë sërish, për të më kërkuar që unë të qëndroja. Unë jam shumë i qartë sa i takon vendimin që kam marrë”, është shprehur Thomas Tuchel.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga